Absurdi !

0
791

Nga Roland Bejko

Duke votuar sërish Edi Ramën njerëzia nuk mundi dot të çlirohej nga TIRANIA e Rilindjes që e kish zhytur në dëshpërim, jo nga nga frika se mund të binte në një tjetër TIRANI tjetër edhe më të keqe jo, por se Edi Rama me mëtonjësit e tij të prapagandës (sot quhet PR) e patën interpretuar terrorin si PARIM në emër të BËRJES SË SHTETIT, por edhe në emër të LIRISË (të gjithë bien dakord se në qeverisjen e tij nuk pati asnjë liri, as ekonomike, as mediatike, as individuale etj)

Që njerëzit të çlirohen nga frika se duke votuar kundër një TIRANI nuk do bien në një TIRANI më të keqe dikush duhet ti bëjë të revoltohen jo në emër të LIRISË, (atë besojnë se e kanë fituar atë qysh më 1990-ën sepse askush nuk i pengon të flasin dhe të ikin, kaq është liria për ta), por në emër të diçkaje konkrete, të prekshme, të përditshme, të çastit, të konsumueshme…

Njerëzit duhet të revoltohen që të besojnë se egzistojnë, ndyshe do vazhdojnë të nënshtrohen duke thënë “pse të flas, kush më pyet mua?”

Se në këto kushte siç jemi TIRANI Edi Rama do vazhdojë të na përqeshë me llapën jashtë nga dritarja e kryeministrisë aq gjatë sa të mërzitet vetë e të iki i velisur nga pushteti dhe paraja.

Shkruaj nje koment