Abuzimi seksual i mësuesit me 12 vjecaren në Mucodemaj, reagon Qendra për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA/ECPAT

0
174

Rasti i vitit te kaluar ne fshatin Mucodemaj Njesia Administrative Luftinjë-Tepelene, ku nje mesues 63 vjecar abuzonte seksualisht me nxenesen e vet 12 vjecare, raportohet në Qëndrën Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve. Përgjatë tre viteve, sipas ketij raporti, mesuesi M.D. 63 vjec ka ngacmuar seksualisht nxënësen e vet. 

Sikur të mos mjaftonte kjo dramë, mësuesi është pezulluar nga detyra dhe leshuar nga arresti nga gjykatesja Mirela Iliopulli ne maj te vitit te kaluar vetëm me detyrim paraqitjeje, ndërkohë që fëmija nuk i është dhënë asnjë lloj ndihme psikologjike nga shërbimet sociale.

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA/ECPAT Shqipëri ka vënë alarmin dhe ka dale me nje deklarate në të cilën kanë akuzuar shtetin dhe drejtësinë si të dorëzuar para pedofilëve dhe grabitqarëve seksualë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here