Abuzoi me tenderat/ Gëllçi padit RTSH për shkarkimin nga detyra

Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi, nëpërmjet avokatit të tij ka paditur RTSH se nuk ka hapur garën për drejtues pas shkarkimit të Gëllçit nga detyra. Njoftohet se padia kundrejt RTSH-së është kryer nga avokati i Gëllçit, Dorjan Matlia.

Nga baza ligjore Këshilli nuk e liron paditësin nga detyra për shkak të mbarimit të mandatit por për shkak të shkeljes së ligjit si pasojë e pretendimit të “ushtrimit të detyrës përtej mandatit”. Pasi u shkarkua do të garonte përsëri, sepse ka pasur një platforme fituese. Ai mendon se është larguar padrejtësisht. Deri në këto momente gjykata duhet të vendosë ti japë  5 paga Gëllçit që në kohën kur është shkarkuar nga detyra. Përveç demit ekonomik ka edhe dem moral. Deri më tani Gëllçi kërkon dëmshpërblim 1 milion lekë të reja.

Sot Gëllçi dhe ish vartësit e tij dolën para Gjykatës së Posaçme për vlerësimin masën e sigurisë “Arrest në burg”, për abuzimin me tendera, por seanca është shtyrë për 18 tetor.
Gëllçi përfundoi në pranga pasi u zbulua tenderi me vlerë mbi 86 milionë Lekë për blerje të pajisjeve për kanalin “RTSH Agro”.
Fillimisht shkeljet u kallëzuan nga kompania humbëse dhe më pas u konstatuan edhe nga një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit duke nxjerrë kështu përpara Gjykatës ish-drejtorin dhe disa prej vartësve të tij.
SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment