Abuzoi me tenderat, GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish kryebashkiakun Fatos Tushe

0
41

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë.

Po ashtu, Tushes, i cili akuzohej për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat, i hiqet e drejta për 5 vite që të mbajë funksione publike.

Më herët,  Tushe ka kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, si zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe kolesteroli i lartë, por argumentet e tij janë rrëzuar nga gjykata.

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të 2021-shit së bashku me 10 ish-vartësit e tij nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, të, të cilët akuzohen se abuzuan me tenderin 24 milionë lekë për kanalin vaditës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj, duke favorizuar që të fitonte firmën EuroAlb shpk që kishte sjellë ofertën më të lartë.

GJKKO dënoi sot me 1 vit e 6 muaj burg Leonard Sefën, Blerta Tukun 1 vit e 4 muaj, Bardhi Mëhilli 1 vit e 6 muaj, 1 vit burg Ilva Billon, Gazmend Çela 1 vit e 8 muaj, Margarita Gjermeni 1 vit e 4 muaj, me 2 vite burg Flamur Peqinin, Gentian Nushin me 1 vit e 8 muaj. 

Shkruaj nje koment