Acar në Gjirokastër, Bashkia lë pa ngrohje shkollat

0
621

Acari që ka pllakosur Gjirokastrën prej mëse një jave, po ndikon dukshëm tek nxënësit që mësojnë në shkollat 9-vjecare të qytetit. Të shtatë shkollat 9-vjecare në qytet, janë gjetur të papërgatitura nga moti i ftohtë me acar që duket se krijon jo pak probleme gjatë orëve të mësimit në klasa. Një prej shkollave të qytetit “Naim Frashëri” që ndodhet në lagjen Dunavat, gjendet sot tërësisht e ekspozuar ndaj temperaturave të ulëta. Nxënësit mësojnë me xhupa veshur dhe dorashka në klasë pavarësisht se prizat dhe furrnelat elektrike nuk krijojnë ambjent të ngrohtë. Kjo shkollë, ka të instaluar sistemin e kaldajës, por këtë vit ashtu si dhe vitin e kaluar, Bashkia e Gjirokastrës, nuk ka furrnizuar me lëndë djegëse impiantin ngrohës duke i lënë tërësisht të pambrojtur nga të ftohtit, nxënësit. Disa prej tyre, apelojnë për Juguneës.net për vëmendje nga Bashkia, ndërkohë që kjo e fundit, deri mesditën e sotme, nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ngrohjen përmes lëndës djegëse. Disa herë në Këshillin Bashkiak, këshilltarët kanë kërkuar rritjen e fondeve për ngrohje nëpër shkolla të qytetit në periudhën e dimrit. Mirëpo kërkesat e tyre, janë lënë në heshtje. Madje këshilltarët e djathtë, kërkuan në fillim të këtij viti që po kalon, transparencën e fondeve investuese nëpër shkollat e qytetit, cka është refuzuar me arrogancë nga kryetarja e Bashkisë Zamira Rami.

Shkruaj nje koment