Administrata e painformuar/ S’njeh kategorinë e të dhënave personale: Fjala e Ramës është ‘ligj’

0
42

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka realizuar një pyetësor lidhur me të kategorinë e të dhënave personale sensitive, në 121 institucione nga sektori publik, duke përfshirë këtu institucionet e pushtetit qendror, institucione të pushtetit vendor, institucione të pavarura si dhe institucione të tjera.

Referuar rezultateve të pyetësorit, sipas Monitor, 39% e

personave që iu përgjigjën pyetjeve nuk ishin në gjendje të përcaktonin saktë se çfarë përbënte kategoria “të dhëna personale sensitivie”. Pjesa dërrmuese e tyre i lidhnin me emrin e personit dhe adresën.

“Lidhur me pyetjen se cilat nga të dhënat e mëposhtmet do të klasifikohej si e dhënë personale sensitive, rezulton se 39% e përgjigjeve i janë referuar si të dhëna sensitive

disa alternativave të pasakta, konkretisht, adresës 11%, emrit 5% dhe alternativës të gjitha të mësipërmet 23% e të gjithë përgjigjeve”, thuhet në pyetësorin e Komisionerit.

Enjëjta gjë vihet re edhe në pyetjen se cilat të dhëna personale mund të mbajë ligjërisht punëdhënësipër punonjësit e tij. Sipas përgjigjeve, 10% identifikojnë të dhëna të pasakta, të cilat mund ti administrojë punëdhënësi si: 1% Adresën GPS të telefonit celular, 1% Të dhënat e bankës përfshirë kartën e kreditit, 8% Të dhëna lidhur me shëndetin.

Më interesantja e pyetësorit, ishte rezultati i përgjigjeve të pyetjes “Çfarë përbën bazë ligjore për përpunimin e të dhënave sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale?”.

Nëpunësit e administratës, 34.4% kanë identifikuar si bazë ligjore opinionin e kryeministrit Rama. Që do të thotë se administrata sheh opinionin dhe fjalën e Ramës si ligj, por nuk merr parasysh përlqimin e subjektit të cilit i referohen të dhënat personale.

Shkruaj nje koment