Admirim për skuadrën e qytetit të Gurtë

Nga Adriatik Dosti.

Kur je lart mbi Kalane e Argjirose..por edhe kur ze e zbret nga Qafa e Pazarit ,,,si nje sy i stermadh per ate qytet ku shtepite e tij te gurta duken si te zena dore per dore ….te bie menjehere ne sy Stadiumi i qytetit …
.Ehhhhh sa kujtime ka ky stadium i cili te pakten permbi kater dekada ..qe nga dita kur u perurua …ka pare e mbajtur emocione te vecanta qe dijten t’ ja u dhurojne futbolli e futbollistet e talentuar e te mrekulllueshem gjirokastrite …Mjeshtera te vertete te topit e lojes magjike ….
Qe kur Luftetari u rikthye mes me te mireve te futbollit shqiptar..e sidomos pasi mundi ne Peqin shume here kampionet e vendit, Tiranen….e tani qe sapo ka inauguruar rikonstruksionin e stadiumit te tij e ne prag ndeshjen me Partizanin te cilin e ka mundur shume here madje edhe me shifra gati te pabesueshme …mendja mu mbush Top,,,se ishte tamam momenti i duhur per te shkruar per futbollin e ketij qyteti e per brezat e shkelqyer te tij qe aq shume kane lene gjurme ne futbollin shqiptar…
Aty nga mesi i viteve 70…nje emer i madh i futbollit te bardhe e bluve por edhe i futbollit tone kombetar….Bahri Ishka do te niste nje aventure sa te veshtire po aq edhe te bukur tek krijonte nje ansambel simpatik me djem te talentuar te ketij qyteti ,,te cilet te shkartisur edhe me disa ”jabanxhinj”simpatike do te nisnin te ngrinin koken dalengadale ne futbollin shqiptar,,,per te mos e ulur me per vite e vite me radhe qe pasuan..
…Vec portierit Caro,,per jugoret tashme luanin edhe Milto Gurma ,,,nje nder qendermbrojtesit me virtuoze qe ka nxjerre futbolli shqiptar …si dhe tiranasit Bujar Kasmi e Ramadan Shehu dhe vlonjati potent ..Spiro Curri,,,nje lloj Gerd Myleri shqiptar…per tu pasuar me vone nga yjet e futbollit gjirokastrit Sefedin Braho , Dhori Kalluci..e Boni .me shoke…
Dhe rrugen e Ishkes do ta vazhdonte edhe me suksesshem akoma nje Trajner vendali..Hito Hitaj..
Nen drejtimin e tij Luftetari i fundviteve 70 e gati edhe nje dekade me pas do te ishte nje maternitet talentesh per futbollin shqiptar por edhe nje nga skuadrat me te bukura e me te respektuara te tij,,
Gjirokastritet luanin nje futboll te bukur, argetues, te paster, te shtruar,,teknik dhe ishin shume te disiplinuar taktikisht..Kishin nje skuader shume korrekte, ku binte lehtesisht ne sy forca e grupit..dhe kundersulmi i shpejte e tipik i tyre qe aq bukur dinin ta interpretonin…,dhe jo vetem kur luanin ne fushen e tyre por ne te gjitha stadiumet e vendit aq sa kishin fituar respektin e admirimin e te gjithe dashamiresve te futbollit e po kaq kishin marre kudo duartrokitjet e merituara te tyre ….
Dhe flitej per emra sugjestionues qe do ti kishte zili cdo skuader e futbollit tone ate kohe …por edhe sot e kesaj dite..
Sulmues si Braho e Seiti..qe te benin gjemen me kundersulmin e tyre sa te shpejte e befasues po aq dhe vdekjeprures …apo edhe mesfushore klasi si Kalluci e Boni …ishte kenaqesi e vecante ti shihje tek lodronin e jo luanin…
Po kaq cilesore ishin ne postet ku luanin edhe Cumaku, Lamaj, Shoni, Shameti, Ciko..i ardhur nga Partizani si Alfons Muca pas tij,apo edhe ,,Ksera, Hysi, e per te vazhduar me tej me talente te tjere e vertet te rralle …
Emrat e Angonit , Vasit, Millos Xhumbes, Bellait, Kristidhit, Haxhit , Nores, Graboves Novit, Devollit etj qe pasuan Mjeshtrit e mjeshterine e futbollit gjirokastrit nuk lene vend per asnje lloj komenti tjeter ,,vec vleresimit maksimal per ta , lojen e talentin e tyre brilant..
Dhe ai Luftetar i madh ..do te gjunjezonte disa here edhe te medhenjte e futbollit shqiptar ,,duke i mundur si ne Gjirokaster po aq edhe ne mes te Tiranes,,Skkodres, Vlores , Durresit ,Elbasanit , Kavajes e Korces…
Te vecatnta e te paharruara fitoret e tij ndaj Partizanit ne st. Dinamo me shifrat 5 – 2 e… 4 – 0 ne Gjirokaster ne fundvitet 70 ku katershja virtuoze Braho – Seiti- Kalluci- Boni do te dhuronin me shume se sa ..spektakel futbolli..
Disa here prej tij eshte mundur edhe Tirana e fameshme apo edhe Dinamo -ja e frikeshme ,,ashtu sikurse magjine e lojes se jugoreve apo ”Blu -zinjve” sic i quante i madhi komentator Fico…e kane provuar ne kurriz te tyre edhe Vllaznia e Flamurtari apo edhe Besa, Elbasani, Skenderbeu, Durresi, Lushnja, Fieri, Berati, Lezha etj….
Dhe aq bukur me kulture e qytetari te vecante lojen dhe emocionet e futbollit te qytetit te gurte do ti percillte permes shkrimeve, komenteve e mikrofonit te Radio Tiranes ,,,miku e kolegu im i paharruar..pasionanti i rralle i futbollit..Doctori duar arte e qytetari model i qytetit te tij,,i pa harruari Frederik Fico..
Dhe cuditerisht e si per ironi te fatit …ky ekip,,,kaq simpatik e me lojtare virtuoze ,,,nuk arriti dot asnjehere te fitoje nje nder dy trofete e rendesishem te futbollit shqiptar ,Kampionatin apo Kupen e vendit,,,,dhe kjo ndoshta per shume aresye qe per nje vend cudirash si Shqiperia shpesh behen bashke e po edhe me shpesh akoma ,,te pa kalueshme e te pa imagjinueshme,,
E pra permes lojtareve e kontributit te mjaft prej yjeve gjirokastrite te tjeret kishin dale jo pak here fitimtare e fitues trofesh,,,
Dhe Luftetari do te mjaftohej me disa kupa simbolike gazetash qe zhvilloheshin rendom ne ate kohe …te tilla si ato te Shtypit Popullor [1977]…te Zerit te Popullit [ 1977],,te Bashkimit [ 1983]..te Zerit te Rinise [ 1982] etj…..dhe vetem kaq…Sa keq e sa pak,,per ate lloj ekipi e per ata lloj talentesh…
Suksesin me te madh do ta rregjistronte padyshim me 1978…ku nese nuk do te gabonte ne ate ndeshje te parafundit te kampionatit me ate barazim fatal me Shkendine …do te ishte Ai,,,Kampion i Shqiperise ,,e nuk do te mjaftohej vetem me te qenit Nenkampion i vendit..edhe pse nje edicion me pas do te shpallej kampion i fazes se pare te kampionatit,….
E pra ai lloj Luftetari e ata lloj futbollistesh te tij te pa perseritshem e meritonin me se paku nje Trofe te tille..
….E themeluar qe me 1929 nen emrin Shqiponja…e i shnderruar me 1949 ne Gjirokastra, me 1951 si Puna ,…e me 1958 si Luftetari ….shoqeria e skuadra futbollistike e ketij qyteti do detyrohej ta nderronte emrin e saj edhe dy here te tjera …me 1992 tek rikthehet tek Shqiponja ,,dhe perfundimisht me 2002 tek emri i saj i sotem e teper simbolik..Luftetari…
E pendjekur shpesh edhe nga hija e biografive famekeqe te rregjimit te kohes ,,kesaj skuadre pa drejtesisht i eshte mohuar nder vite edhe kontributi kombetar i disa lojtareve vertet yje te saj,,te tille si Boni, Ksera, Millo, etj, e do te shtoja ketu edhe djalin e ketij qyteti te supertalentuarin Bert Kokalari qe lufta e klasave e kishte degdisur familjarisht ne Berat…,,e nderkohe qe stadiumi i qytetit paradoksalisht mbajti per shume kohe emrin e nje pushtetari te larte te rregjimit te kohes…Subi Bakiri…
Ne krye te Luftetarit nder vite vec te pa harruarit Ishka , ikones se pankines gjirokastrite Hitaj..kane drejtuar jo pa sukses e duke lene gjurme edhe Mustafa Hysi [ madje duke qene 6 here ne edicione te ndryshme Trajner i tij] ……
Kristaq Ciko…Dhori Kalluci, Edi Martini, Nevil Dede, Arjan Bellai, Bledar Devolli , Gerd Haxhiu etj..
Te vecante mbeten ne historine e klubit Partizani per kontributin e tyre Braho Kalluci..e Millo…si ne aktivitetet kombetare po aq edhe ne ato nderkombetare…
I vecante mbetet ne lojen e tij e i pa harruar per te gjithe ata qe paten fatin ta shijojne talentin e tij,,,edhe Cici.-..Boni i madh i futbollit gjirokastrit e atij shqiptar bashke,,ndaj te cilit .duket se kemi pa shlyer ende detyrime te vecanta…
Dhe ne shenje respekti e mirenjohje per kete skuader, brezat e mrekullueshem e te talentuuar te saj,trajneret e drejtuesit e tyre, sportdashesit korrekte e objektive gjirokastrite dua ta mbyll kete shkrim timin me nje thenie te ish trajnerit te mirenjohur te Partizanit .e te ekipit tone kombetar Bejkush Birces..tek e pata pyetur e intervistuar vite me pare…
….per te mbajtur Brahon tek Partizani ,,do ti jepja Luftetarit gati gjysmen e ekipit tim..
,,,sa per Kallucin, Bonin Millon e Haxhin..do te ishte luks per cdo trajner ti kishte ata ne ekip…
No Coment…
Une per vete prej vitesh e kam quajtur ,,,Skuadra e madhe e nje qyteti te vogel…Dhe jam i sigurte qe jo vetem qe nuk e kam tepruar me kete lloj percaktimi por as edhe qe kam gabuar, pervecse kam qene shume i sakte…

Ne foto Luftetari i famshem i atyre viteve te tij te arta…dhe Mjeshtrat e tij te dikurshem,,tashme te thinjur….

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment