Afera e inceneratorëve/ Ahmetaj ‘thyen’ heshtjen: Akuzave do t’iu përgjigjem në darkë

0
87

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahemtaj, është shfaqur në Kuvend pas shumë kohësh mungesë. Pasi mbeti pa asnjë post në qeveri, Ahmetaj u zhduk për një periudhë kohore duke mos qenë i pranishëm as në seanca plenare.

Në hyrje të Kuvendit, i pyetur nga Ora News për akuzat ndaj tij për aferën e inceneratorëve, Ahmetaj tha se do t’i sqarojë sot në darkë.

“Çfarë ka ndodhur me mua?! Kam humbur 4 kg në palestër, kjo po ndodh me mua. Sa i përket akuzave duroni sot në darkë do ti sqaroj. Janë akuza mercenarësh”, tha Ahmetaj.

SPAK konfirmoi se ndaj Ahmetajt kanë nisur procedurat për hetim. Sipas SPAK, në procedimin penal që lidhet me inceneratorin e Elbasanit është përfshirë edhe Ahmetaj. SPAK tha se është duke marrë në shqyrtim dhe duke analizuar të gjitha veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që ëshët dhënë në kohën që ka mbajtur postin e ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Shkruaj nje koment