Sipas kryeminisrit Edi Rama, koncesioni i sterilizimit është një nga punët më të bukura të qeverisë së tij.
Ndërsa barrën e aferës Rama sërish e delegoi duke përdour shprehjen që tashmë e ka bërë të zakonshme “përgjegjësia është individuale”.
“100 herë të kthehesha mbrapa, 100 herë do të mbështesja këto PPP që kemi bërë. 100 herë. Sepse veprat janë ato që mbeten, ndërkohë që sigurisht problemet e korrupsionit janë të lidhura me ata që kanë gjëra në dorë, nuk janë të lidhura me ata që s’kanë gjë në dorë.
Kur ne kemi bërë reformën në drejtësi dhe kur kam thënë që dua një drejtësi që të godasë majtas, djathtas dhe të ecë vetëm drejt nuk kam bërë propagandë, e kam ditur këtë qe vjen.“, tha Rama.