Afera skandaloze TAVO/Zgjerohen hetimet, burgu gati për inspektorët e Inspektoriatit Mjedisor Gjirokastër, zhvillime të reja

0
120

Shoqërimi në Policinë e Gjirokastrës i presidentit të klubit Luftëtari, Grigor Tavo, njëkohësisht edhe vëllai i deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo, është pjesë e një hetimi më të gjerë.

Burime të nga Jugunews.net nga grupi hetimor në Gjirokastër, shprehen se po hetohen për “shpërdorim detyre” punonjësit e Inspektoriatit Rajonal të Mjedisit në Gjirokastër të cilët janë pjesë funksionale të LSi të gjithë pa përjashtim, si dhe Bashkia Dropull tërësisht në funksion të familjes Tavo dhe LSI.

Grigor Tavo është pronari i një guroreje në Jorguat. Për llogari të biznesit të tij, ai dhe Niko Lici kanë dëmtuar një kullotë në fshatin Dervician për të nxjerrë gurë, pa patur dokumentacionin përkatës.

Pas shoqërimit në polici, presidenti i Luftëtarit kërkoi vlerësim të dëmit nga Inspektoriati i Mjedisit në Gjirokastër.

Kryeinspektor deri të premten e kaluar ka qenë Kristaq Thimjo, ish njeri i afërt me familjen Tavo. Pas krisjes së raporteve të tyre për interesa personale, Tavo i frikësohej inspektimit nga Thimjo dhe ndonjë “hakmarrje” prej tij.

Nisur nga kjo rrethanë, ministri i mjedisit në detyrë Lefter Koka me urdhër të Tavove, ka pezulluar Thimjon nga kreu i Inspektoriatit të Mjedisit në Gjirokastër dhe ka komanduar Filip Viton njeri i besuar i Tavove.

Vito “kamikazi” i cili është në ndjekje penale për një hesap tjetër, nuk po lejon që të kryhet inspektimi mjedisor i kullotës së dëmtuar nga gurorja e Grigor Tavos.

Burimet e Jugunews.net shprehen se nga grupi hetimor, një inspektim i tillë do të nxirrte zbuluar masakrën mjedisore në fshatin Dervician, për llogari të biznesit të presidentit të klubit Luftëtari.

Me kohë banorët e Dervicianit e kanë denoncuar këtë masakër prej vitesh, mirëpo Tavo ka qenë pjesë e qeverisë dhe bizneset, nejrëzit e tij dhe gjithcka që kishte targën LSI, nuk prekeshin nga ligji.

Ngelet për të parë reagimin e kryeministrit Rama për këtë cështje kaq të nxehtë.

Shkruaj nje koment