Afgani që kërkonte të fshihej pas pasaportës lituaneze, arrestohet në Kakavije

Një afgan vihet në pranga teksa kërkonte të kalonte me një pasaportë false lituaneze drejt Greqisë. Ngjarja është shënuar në orët e para të së dielës në Pikën e Kontrollit Kufitar në Kakavije. Navid Momen 29 vjec nga Kabuli, ishte duke udhëtuar në drejtim të Athinës nëpërmjet autobuzit të një shoqërie të transportit të udhëtarëve nga Tirana. Kontrollorët e pasaportave në Kakavije, kanë dyshuar për vërtetësinë e identitetit të afganit në pasaportën lituaneze. Menjëherë kontrollorët kufitarë, pas dyshimit, e kanë mbajtur disa minuta në pritje afganin deri në vërtetimin e dokumentacionit. Me këtë rast, ndaj tij, u ushtrua një kontroll i rreptë fizik si dhe në cantën që ai mbante. Pas kontrollit të ushtruar, policët kanë arritur të zbulonin një sasi të vogël narkotike e llojit hashash që afgani u justifikua se e kishte për përdorim vetjak. Mirëpo sasia e kalonte peshën për përdorim vetjak dhe kësisoj i’u konfiskua në cilësinë e provës materiale. Policia menjëherë ka arrestuar afganin për falsifikim të dokumentave dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment