
Afrimi i zgjedhjeve vendore ka vënë në lëvizjen edhe Prokurorinë.
Hetimi i krimeve gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e votimit do të konsiderohen prioritet nga përfaqësuesit e akuzës në rrethe.
Të paktën kjo përcaktohet në këtë udhëzim, i cili është aplikuar edhe në procesin e vitit 2019 dhe më tej në 2021
Gatishmëria do të fillojë nga data 14 prill dhe do të mbyllet pas pëfundimin e numërimit të fletëve të votimit.
fokusi i tyre do të jetë pikërisht data 14 maj e cila përkon edhe me datën kur qytetaret do të shprehen mbi kryetarët e bashkive dhe këshillat që do të drejtojnë në katër vitet e ardhshme
Do të jenë dy momente të reagimit, e para kur prokurori irrethin merr dijeni për veprën dhe hap çështjen, dhe e dyta kur vlerëson se i duhet dërguar SPAK. Në rastin e dytë bëhet fjalë kur në dosje dalin emrat e zyrtarëve të lartë apo politikanëve.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, u regjistruan 47 raste për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Prej tyre 6 kanë përfunduar me 4 persona në hetim. Nga këto dosje 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK ku i është pushuar.