Afrohet tek Luftëtari, lojtari fantazist i Arisit të Selanikut

0
177

Luftëtari bën goditjen e radhës në merkaton e verës.

Gazeta “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta në klub, se ka arritur marrëveshjen me drejtuesit, fantazisti 23-vjeçar Apostol Furxhiu.

Bëhet fjalë për një lojtar shqiptar që është formuar në klubin e njohur selanikas, Aris. Muajt e fundit Furxhiu, ka qenë pjesë e Botev Vratsa në Bullgari. Pak ditë më parë ai ka prishur kontratën, duke rënë dakord që të vazhdojë karrierën te Luftëtari.

Sipas drejtuesve bluzinj bëhet fjalë për një futbollist që do të bëjë diferencën në kampionatin shqiptar.

Burimi: PANORAMASPORT.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here