Agimi i Artë-shqiptarëve: Lejoni ngritjen e varreve të reja të ushtarëve grek

0
226
Kreu i Partisë Agimi i Artë, esktremi i djathtë në Greqi, pë Rajonin e Janinës, Konstantinos Anagnostis, shprehet ekskluzivisht per jugunews.net se shqiptarët, duhet të lejojnë hapjen e varrezave të reja në jug të vendit. Agimi i Artë nuk është dakord me qëndrimin e shqiptarëve dhe të camëve që janë kundër ndërtmit të varreve të reja ushtarëve tanë këtu dhe kjo, nuk është e drejtë. Ata (shqiptarët) duhet të na ndihmojnë edhe neve që të rivarrosim eshtrat e të parëve tanë në këtë vend që kanë luftuar ndaj pushtuesit të përbashkët. Partia jonë Agimi i Artë, nuk i shikon shqiptarët si popull armik sepse jemi komshinj të mirë dhe si cdo shtet edhe me Shqipërinë, ne kemi kufinjtë tanë dhe secili i respekton ato. Ndërsa shqiptarët, në raport me bashkëatdhetarët tanë këtu në jug të Shqipërisë, përgjithësisht sillen mirë por ka edhe qëndrime ekstreme ndaj tyre por besoj se janë në minorancë. Kemi shembuj që këta ekstremistë, kanë shkatërruar objekte tona të kultit dhe objekte të tjera që shprehin identitetin tonë ndaj u bëj thirrje, të qëndrojnë larg këtyre veprimeve-përfundoi Anagnostis për jugunews.net

Shkruaj nje koment