Ai është vetëm një ndër 60 rastet në botë/Njihuni me djalin e lindur pa sy

0
146

Në historinë mjekësore, ka vetëm 60 njerëz të cilët kanë lindur pa sy, e ky është rasti i një djali, i cili tashmë është 6-vjeç.

Sipas “Daily Mail”, Christian Buchanan nga Tennessee, SHBA, vuan nga një plasaritje e fytyrës. Që kur ka ardhur në jetë, ai e ka pasur të vështirë, pasi edhe marrja e ushqimit ka qenë plot sakrifica. Djalit i është dashur të ushqehet me një tub, duke qënë se ka kaluar shtatë operacione për rikonstruktimin e fytyrës.

Pavarësisht nga kjo gjendje, e cila e ka lënë 6-vjeçarin të paaftë për të parë, nëna e tij Lacey është kujdesur që ky çrregullim të mos e pengojë të miturin për të jetuar jetën. Po kështu ajo është angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin mbi aftësitë e kufizuara, me shpresën për t’i bërë njerëzit të pranojnë ata që janë ndryshe.

Shkruaj nje koment