Arthur Schopenhauer ishte një nga filozofët gjermanë më të njohur të shekullit të XIX, pesimist dhe ateist, doktrinist i qartësisë dhe komunikimit filozofik, paraprirës dhe shkallmues i rregullave dhe normave. Ai lindi më 22 shkurt 1788 dhe u nda nga jeta në vitin 1860.
Schopenhauer është një ndër filozofët që është përkthyer në shqip në shumicën e veprave të tij.
- “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”
- “Kur blini një libër, në mënyrë optimiste mendoni se po blini edhe kohën për ta lexuar atë.”
- “Njerëzit e mëdhenj janë si shqiponjat; ata i ndërtojnë foletë e tyre në lartësitë e vetmuara.”
- “Një njeri mund të jetë vetja, për aq kohë sa ai është vetëm…”
- “Urrejtja është një çështje e zemrës, përbuzja është çështje e kokës.”
- “Ata që duhen dhe që kanë lindur për njëri-tjetrin, takohen lehtë. Shpirtrat e ngjashëm e ndjejnë përshëndetjen edhe nga distancat.”
- “Nder ka kuptimin se një njeri nuk është i jashtëzakonshëm; famë ka kuptimin se ai është i jashtëzakonshëm. Fama është diçka që duhet fituar, nderi është vetëm diçka që nuk duhet të humbet.”
- Në pjesën tonë monogame të botës, të martohesh do të thotë të përgjysmojmë të drejtat dhe të dyfishojmë detyrat e dikujt.”
- “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë.”
- “Burrat janë nga natyra thjesht indiferentë ndaj njëri-tjetrit, por gratë nga natyra janë armike.”
- “Secila dashuri sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
- “Zakonisht është humbja ajo që na bën ta dimë vlerën e gjërave.”
- “Doktori sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”
- “Talenti godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godasë. Gjeniu godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shohë.”
- “Ne rrallë mendojmë për atë që kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”
- “Çdo komb përqesh kombet e tjera dhe të gjithë kanë të drejtë.”
- “Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre, I talentuari tenton ta përdor atë.”
- “Mëshira është baza e moralit.”
- “Ne humbim tri të katërtat e vetes në mënyrë që të jemi si njerëzit e tjerë”
- “Leximi është barabar si të mendosh me kokën e dikujt tjetër në vend që të mendosh me kokën tënde”.
- “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”
- “Vështirësia është që të përpiqemi të mësojnë turmën se diçka mund të jetë e vërtetë dhe e pavërtetë në të njëjtën kohë”.
- “Martirizimi është e vetmja mënyrë që një njeri mund të bëhet i famshëm pa pasur ndonjë aftësi”