“Ajo qan vazhdimisht dhe kujton momentet e aksidentit”, mjeku tregon gjendjen e 22-vjeçares

Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja e arrestuar si e dyshuar për aksidentin me 5 viktima në Muzinë pasditen e së enjtes, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjiike në Spitalin e Gjirokastrës. Ajo monitorohet nga efektivë të policisë, ndërsa akuza që rëndon ndaj saj është “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

No description available.

(Në foto: Rexhina Celhaka)

Ditën e sotme policia i komunikoi asaj arrestimin, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mjeku Murat Kaçi në spitalin e Gjirokastrës, tregon se vajza është në një gjendje të rënduar psikologjike. Sipas tij ajo ka vetëm një frakturë të lehtë që duhet operuar në një etapë të dytë.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se e reja gjatë-gjithë kohës kujton momentet e fundit të aksidentit tragjik, ndërsa thotë se nuk ishte ajo shkaktarja.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment