“Akrepat e ores per Gjirokastren kane mbetur”/ Basha bashkebisedim me personalitetet e qytetit

“Akrepat e ores per Gjirokastren kane mbetur.”
Kjo eshte ajo cka ka thene kreu i PD Lulzim Basha ne nje takim me intelektuale. Pegadog te vjeter mesues e ish mesues ne Gjirokaster i kane shprehur kreut te PD shqetesimet e tyre per arsimin ne vend. Konkretisht universiteti Eqrem Cabej , i cili sipas intelektualeve eshte kthyer ne nje shkolle fshati. “Arsimi duhet te kthehet , te kete nje dere ku te ankohen. Ikja e te rinjeve ka sjelle papunesi te mesuesve.”
Sipas Bashes ne planin e partise se tij per arsimin synohet: “Transparenca, dyfishimi i financimit per arsimin, 100% subvencionimin e 90% te studenteve per Bachelor dhe Master , buxhet serioz per kerkim shkencor, per garantimin e nje arsimi dinjitoz dhe rritje pagash per arsimtaret. Rilindja e ka cuar arsimin me prapa se ne kohen e diktatures.”
Nje tjeter problematike e permendur ne bashkbisedimin e kreut te PD dhe personaliteteve eshte dhe mungesa e mjekeve dhe pajisjeve ne spitalin rajonal Omer Nishani . ” Sistemi shendetesor do te financohet. Do te kete nje komitet teknik te pavarur nga qeveria jo fasada. Reforma ne shendetesi do te jete prioritet per ne.”
Nder te tjera kreu i PD Lulzim Basha ka folur edhe per bujqesin dhe blegtorin ku sipas tij ka nje plan konkret kur cdo fermer do te mar ndihmen qe i duhet . Prapa nuk do te mbetet as sporti sipas Bashes : “Gjirokastra e do artin dhe sportin por per 8 vite nuk eshte bere asgje. “

Ky do te jete nje tjeter prioritet i qeverise Basha kur te vije ne pushtet per ta ringritur jo vetem sportin por cdo sektor tjeter dhe per ti dhene Gjirokastres shkelqimin qe i eshte shuar prej vitesh.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment