Aksident automobilistik, lëndohet gjirokastriti

0
453

Një kalimtar është aksidentuar, ndërsa ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve nga Policia Rrugore e Gjirokastrës, ngjarja ka ndodhur mesditën e të dielës në një pikë furnizimi karburanti pranë ish Ndërmarrjes së Punimeve Artizanale në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije. Shpëtim Hoxha me automjetin e tij tip Mercedez Benz me targa AA133OB ka goditur një këmbësor i cili sapo kishte parkuar makinën e tij në pjesën tjetër të rrugës dhe po kalonte rrugën në këmbë. I plagosuri, pasi parkoi makinën me targa GJ0793B po kalonte nga njeri krah në tjetrin në rrugë kur është përplasur nga makina e drejtuar nga Hoxha i cili po vinte nga jugu. Drejtuesi i mjetit që ka përplasur personin tjetër, është shoqëruar dhe po merret në pyetje për aksidentin. I lënduari ka pasur dëmtime të lehta në gjymtyrë pa rrezik për jetën. Një ditë më parë, në Votuca, kthesa që merr për në fshatrat Picar, Kolonjë e Golem, u përplasën dy automjete, ku u lënduan po lehtë dy pasagjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here