Aksident automobilistik në Tepelenë, përplaset autovetura me kamionin

Aksident automobilistik në Tepelenë pa pasoja në njerëz. Një kamion i tonazhit të rëndë, është përplasur me një autoveturë me targa greke YTI5410 në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj. Ngjarja ka ndodhur para 20 minutave në pjesën poshtë kalasë së qytetit në dishezën që të con për tek varrezat e Tepelenës afër një kthese të pjerrët. Autovetura e cila vinte nga drejtimi jugor, është përplasur në anën ballore me kamionin e tonazhit të rëndë duke shkaktuar dëmtim të pjesës ballore por fatmirësisht të katër personat që udhëtonin brenda mjetit, kanë shpëtuar pa asnjë gërvishtje. Burimet policore nga vendngjarja, sqarojnë për Jugunews.net se shkaku i aksidentit, ka qenë terreni i rrëshqitshëm si pasojë e rreshjeve të shirave. Ndërkaq, është paralizuar qarkullimi i automjeteve në të dy krahët e rrugës deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment