Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari

0
62

Një aksident i rëndë me pasojë humbje jete ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në ventin e quajtur “Kthesa e Patosit”. Nga informacionet paaraprake të policisë, mësohet se automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. A., 63 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë, ndërsa është shoqëruar në polici shtetasi A. A.

Shkruaj nje koment