Aksident me 7 viktima në Gjermani/ Dy makina me pasagjerë u shkrumbuan pas aksidentit të trefishtë

0
101

7 viktima dhe 3 të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti zinxhir në Thuringen të Gjermanisë .

Në aksident u përfshiinë tre makina ku njëri prej drejtuesve kishte hyrë në korsinë e kundërt duke shkaktuar aksidentin tragjik.

Dy nga mjetet u përplasën ballë për ballë dhe për pasojë shpërthyen në flakë duke u shkrumbuan bashkë me 6 personat që udhëtonin aty!

Sipas policisë, trupat u gjetën vetëm pasi flakët ishin shuar!
Makina e trete përfundoi e përmbysur në anë të rrugës

Aksidenti tragjik detyroi pezullimim e lëvizjes në autostradë për disa orë, ndërsa banorëve iu kërkua që të mbyllnin dritaret për shkak të tymit

Ministri i Brendshëm, Georg Maier  në një reagim tha se ishte i tronditur nga pamjet e aksidentit.

Shkruaj nje koment