Aksident me te plagosur ne Sarande

0
202

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës.

46-vjeçari S. Ç., duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit së bashku me pasagjerin, M. W., 25 vjeç.

Të dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here