Aksident me vdekje në Lushnjë

0
184

E hëna ka qënë fatkeqësisht ditë aksidentesh në Lushnje. Ne orët e paradites u plagosën dy perona në aksident rrugor.Ndërsa pasditja ka shënuar aksident me vdekje. Rreth orës 13:45, në aksin rrugor Lushnje-Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, autumjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin A.D, banues në Tiranë, ka përplasur një shtetas që udhëtonte me biçikletë. Për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes drejtuesi i biçikletës. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit tip “Reno” shtetasi A.D. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here