Aksident në aksin Levan–Tepelenë,ndërron jetë 27 vjeçari

0
179

Një aksident tragjik ka qenë ai i mëngjesit të sotëm në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh”,ku mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here