Aksident ne Andon Poci , dy te plagosur

0
202

Një aksident ka ndodhur pak minuta mëparë në aksin Tepelenë-Gjirokastër pranë fshatit “Andon Poçi”. Një automjet tip “Benz” me targa AA439UR ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se të plagosurit janë shoferi, një shtetas grek identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe bashkëshortja e tij nga Vlora .
Gjithashtu forcat zjarrfikse të Gjirokastrës kanë shkuar në vendngjarje ku kanë ndërhyrë për nxjerrjen e një personi të moshuar i ndodhur në automjet i cili është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here