Aksident në Fier, 50-vjeçari gjendet i pa jetë në rrugë

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Vajkan” në Fier.
Mësohet se viktima është një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet G. Gj., banues në Vajkan.
50-vjeçari është gjeturi pa jetë në anë të rrugës, ndërsa dyshohet se ai ishte duke udhëtuar me biçikletë në momentin që është përplasur nga një makinë .
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për drejtuesin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment