Aksident ne Gjirokaster plagoset nje person

0
172

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar sot në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të kthesës së fshatit “Andon Poçi”.

Sipas të dhënave të para mësohet se shkak është bërë një mjet i tonazhit të rëndë i cili është përplasur me një automjet tip “Mercedez-Benz”.

Maunia që vinte nga Gjirokastra në drejtim të Tepelenës ka devijuar krahun duke u përplasur në anën e majtë frontale të makinës.

Shkak ishte këputja e aksit të pasme të rrotave. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shoferit te autoveturës duke dalë menjëherë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Ndërkaq ka ngelur i plagosur një pasagjer i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here