Aksident ne Kelcyre

0
46

Rreth orës 09:05, në aksin rrugor Ura e Leklit-Këlcyrë, në afërsi të fshatit Dragot, është përplasur automjeti tip “Benz” (kamionçinë), me drejtues shtetasin K. S. dhe automjeti tip “Scania” (trailer), me drejtues shtetasin P. I.

Për pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi K. S., i cili është transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shkruaj nje koment