Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Rreth orës 13:00, në fshatin Kafaraj, A. Xh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” është përplasur me motorin e drejtuar nga M. H., 75 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar 75-vjeçari M. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të këtij aksidenti.