Aksident në Potam të Himarës, makina përplas fëmijën 12 vjeç

0
194

Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije është shënuar në zonën e Potamit në Himarë.

Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se sot, rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here