Aksident në Sarandë, 18- vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Plagoset në fytyrë dhe thyen dorën

0
57

SARANDË– Një aksident është raportuar në urën e Bogazit në afërsi të fshatit Shalë në Sarandë. Të dhënat paraprake konfirmojnë se një 18-vjeçar duke drejtuar motorin e tij ka dalë nga rruga e për pasojë është plagosur.

Mësohet se Ergys Bakullati është lënduar në fytyrë dhe ka thyer dorën e majtë. Policia është në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Shkruaj nje koment