Aksident ne Sarande dy te plagosur

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, ku janë përplasur dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesit.

Burime policore bëjnë me dije se një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F. SH., është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z. R.

Pas aksidentit të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment