Aksident në Sarandë-Gjirokastër, plagosen dy turistë italianë

0
186

Një tjetër aksident ka ndodhur me turistët në vendin tonë. Në aksin Sarandë – Syri i Kaltër, motomjeti i drejtuar nga një shtetas italian dhe pasagjere një tjetër italiane, është përplasur me mjetin tip “Volswagen” të drejtuar nga një 27-vjeçar.

Dy turistët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Shkruaj nje koment