VIDEO/Aksident i rëndë, dy viktima nga fshati Plesat. Njihuni me emrat e tyre

Shënohet aksidenti i radhës me pasojë në aksin Gjirokastër-Kakavije. Humbin jetën dy pasagjerë që udhëtonin në bordin e një autoveture tip FORD. Ngjarja ka ndodhur në kthesën e fshatit Lugar rreth 7 km larg kufirit me Greqinë. Gazmir Shehu dhe Aleksandër Novi, kanë vdekur në vend ndërkohë që është përcjellë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës i lënduar rëndë, pasagjeri L. Muhameti. Ky i fundit ka shpëtuar mrekullisht për faktin se kishte vënë rripin e sigurimit, ndërkohë që dy viktimat nuk e kishin. Automjeti, ishte duke udhëtuar në drejtimin jugor me shumë mundësi drejt Sarandës. Aksidenti është shënuar në orën 07:12 minuta të mëngjesit të së shtunës dhe sipas ekspertëve të grupit hetimor të cilët mbërritën në vendngjarje, bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur nga terreni i rrëshkitshëm. Sipas ekspertëve, Aleksandër Novi 30 vjec drejtuesi i mjetit tip FORD me targa AA928MD, nuk ka kontrolluar dot mjetin në momentin kur u përpoq që ta frenonte dhe për pasojë, mjeti ka fluturuar drejt kanalit anësor që gjendet përbri rrugës. Sipas tabelës orjentuese, shpejtësia e detyrueshme në kthesën e fshatit Lugar, duhet të ishte 30 km në orë ndërkohë që vlerësohet se shpejtësia e mjetit, i kishte kaluar të 120 km. Viktima tjetër Gazmir Shehu ashtu si dhe Novi banor të fshatit Plesat në Gjirokastër, qëndronte në vendin e parë të pasagjerit dhe nuk kishte vendosur rrip sigurimi. Ndërsa L. Muhameti ka shpëtuar vetëm për këtë masë sigurie. Aksidenti i sotëm është i dyti me pasojë që ndodh në këtë pjesë rruge pasi jo më shumë se 2 km nga ky vend, pesë ditë më parë një tjetër aksident me pasojë ndodhi duke shkaktuar vdekjen e Florian Abedinit nga Tepelena i cili me mjetin e tij, ka dashur të parakalonte por u përball me dy automjete që vinin përballë cka humbi jetën.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment