Aksident tragjik në Has, makina del nga rruga, humb jetën 61 vjeçarja

0
103

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës me pasojë vdekjen.

Një grua ka humbur jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.

“Më datë 25.02.2023, në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”, shtetasi Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volkswagen Passat”,  ka humbur kontrollin mbi  drejtimin e automjetit dhe  automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore,” njoftoi policia

Shkruaj nje koment