Aksidenti i autobusit maqedonas në Bullgari/ Zaev: 46 viktimat janë të moshës 25-30 vjeç

0
139

Një aksident i rëndë i autobusit “Besa Trans” nga Shkupi që u rrokullis dhe mori flakë në Bullgari, ka lënë të vdekur 46 persona dhe 7 të lënduar.

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev tashmë është në Bullgari për shkak të tragjedisë së tmerrshme.

Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me të mbijetuarit e tragjedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.

“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev. 

Kryeministri maqedonas shton se kanë besim te autoritetet bullgare dhe se nuk do të kërkojë hetim paralel.

“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lënduarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani tashmë janë në Sofje.

Pas njohjes me gjendjen e të lënduarve, kryeministri do të takohet me homologun e tij bullgar Stefan Janev.

Ndërkohë Alsat M publikoi listën e emrave të personave që ishin në këtë autobus:

Memedi Kadri-1967

Shiroki Muhsin-1989

Ljupço Zafirov –

Luan Ahmeti – 2017

Xhihan Ahmeti-1985

Alban Ahmeti-2017

Avni Ahmeti -1985

Ibraim Rustemi – 1967

Fevzije Rustemi  -1971

Alejna Amedi – 2000

Halime Fejzullahu – 1971

Hamije Haliti – 1970

Nermije Haliti – 1968

Sumeja Brava – 1994

Naxhije Abdulloska – 1950

Albina Beluli – 1998

Gazmend Ukali – 1994

Hatixhe Islami – 1960

Mexhide Iseni-1958

Hamdi Iseni – 1962

Almira Ramanovska – 1984

Enis Ramanovski – 1980

Rabija Sali – 1960

Zilija Mustafovska – 1973

Sade Mustafovski – 1971

Belma Jahi – 2014

Ramiz Jahi – 2001

Fikrije Iseni – 1982

Anisa Iseni – 2007

Razije Jahi – 2009

Anesa Muhaxheri – 2004

Ergin Jahi – 2007

Omer Jahi – 2010

Erda Muhaxheri – 2006

Ajla Jahi  – 2007

Senije Jahi – 1986

Amiet Jahi – 1976

Medina Lutfiu – 1996

Lulzim Sulejmani – 1995

Shefija Osmanova – 1958

Alja Fera – 1998

Jehona Sali – 2000

Zulejha Jasharovska – 2005

Elmedin Pajazitovski – 2005

Gjula Jasharovska – 1972

Gjulizarka Pajazitovska – 1973

Ilmija Jasharovska – 1999

Ebip Pajazitovski – 1972

Visar Aliti – 1998

Minir Jasharovski – 1971

Orhan Aliti  – 1976

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here