Aksidenti i rëndë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.
Një automjet i drejtuar nga një 37 vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësore, 75 vjeçare.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth ores 17:21, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në vendin e quajtur”Kryqëzimi i Sodës”, një automjet, me drejtues shtetasin P. I., 37 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen S. G., rreth 75 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment