Aksidenti në Qafë Muzinë, ‘godet’ sërish Blendi Gonxhe: 22 vjeçarja ka patentë italiane, të analizohet mjeti që ra në greminë

0
167

Dinamika e aksidentit të “Qafë muzinës”, ku ndërruan jetë 5 persona, mbetet ende e paqartë dhe ka shumë pikëpyetje të cilat pritet t’i zgjidhë ekspertiza finale.

Debati që ka përfshirë njerëzit është mbi fajin ose jo që ka drejtueseja e mjetit tip “Land Rover”, e cila u përplas me furgonin e pasagjerëve, ku ndodheshin 5 viktimat.

22-vjeçare, Rexhina Celhaka fajësohet në rrjete sociale si shkaktarja e aksidentit tragjik, ndërkohë që është ende herët për ta thënë një gjë të tillë.

Qytetarë të shumtë në rrjet, ia hedhin fajin patentateve shqiptare të dhëna pa kriter, kundrejt rryshfetit, për persona të cilët nuk përmbushin kriteret.

Debatit i është bashkëngjitur dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i cili ka postuar në një koment patentën italiane të 22-vjeçares. Duke bërë publike informacione personale të 22-vjeçares, Blendi Gonxhe ka hequr përgjegjësinë nga institucioni ku ai punon dhe ja ka lënë përgjëgjësinë italianëve.

Gjithashtu në një koment tjetër Blendi Gonxhe shprehet se duhet pritur ekspertiza finale, përfshirë dhe atë të mjetit tip furgon për të dhënë një përgjigje mbi fajtorin e aksidentit.

“Mjeti dyshohet se është i xhaxhait, nëse kjo konfirmohet, e reja është shqiptare por me kombësi italiane dhe patentë të marrë në Itali, mbetet te mesojme ekspertizen, dinamiken, pas raporteve te policise. Asnjehere nuk duhet te nxitojmë në gjykime. Edhe mjeti që ra në gremine do analizuar, shpejtesia, rripat e sigurimit, pasi kushtet teknike i rezultijne ne norme”, komenton Gonxhe në facebook, të cilat më pas i ka fshirë.

Kjo nuk është hera e parë që Blendi Gonxhe futet në debatin e aksidenteve të rënda në vend duke fajësuar viktimën.

Në rastin e aksidentit të Mira Kazhanit e cila përplasi në autostradë një të ri, ngjarje e cila u mbajt e fshehtë dhe u denoncua nga Sali Berisha, drejtori Gonxhe pat deklaruar se ‘mezi priste që i aksidentuari të shërohej ti vinte një gjobë të mirë’.

Një tjetër deklaratë e tij zemëroi opinionin publik pas aksidentit tragjik në Kakavijë ku ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeçar i cili po priste me familjen e tij në radhë kilometrike për të shkuar në shtetin fqinj.
“Kur fëmijën 10 vjeç e lë t’i presi rrugën ambulancës, e humb se nuk kujdesesh si prind/përgjegjës për krijesën tënde”, pati shkruar asokohe Blendi Gonxhe ndërsa nuk u kërkoi kurrë falje prindërve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here