Aksidenti në Sarandë-Ksamil, ndërron jetë në spital 15-vjeçari, arrestohet drejtuesi i “Benz-it”

0
39

Ka ndërruar jetë 15-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes së dy automjeteve në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.

Policia njofton se është vënë në pranga shtetasi E. A., 20 vjeç, drejtuesi i mjetit tip “Benz” i cili u përplas me mjetin tip “Lancia” që po shty

shtyhej nga disa shtetas pasi kishte pësuar defekti.

Nga përplasja, mbeti i plagosur E. Ç., 15 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital dhe D. Ç., 24 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.