Aksidenti në Valare, përplasi lopën dhe përfundoi në spital, pronari i kafshës kërkon dëmshpërblim : Nxirrja bukën e fëmijve !

0
189

Mesditën e 12 majit një banor i fshatit Karjan ka shkaktuar një aksident në fshatin Valare. Ku tek sa ishte duke lëvizur me automjetin e tij shoferi ka përplasur një lopë e cila ishte duke kaluar rrugën .Nga forca e përplasjes dhe nga frika e aksidentit ai ka humbur ndjenjat duke u transportuar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës .Ku tani shtetasi është në gjendje të mirë shëndetësore .Por si pasojë e aksidentit kafsha ka ngordhur duke i shkaktuar një dëm të madh poseduesit të saj . I cili ka bërë nëpërmjet @ jugunews.net apel për ndihmë. Sipas tij , zotëria që i ka shtypur lopën i ka bërë një dëm jashtëzakonisht të madh pasi kafsha ishte gjithçka kishte dhe mbante familjen e këtë të fundit .Ai kërkon dëmshpërblim pasi edhe nga ekonomia nuk është në gjendje të mirë. Personi që ka kryer aksidentin , sipas tij nuk ka marrë iniciativën ta kontaktojë e aq më tepër të shlyejë dëmin që ka bërë . Për zotërin është e rëndësishme kompensimi pasi nuk ka mundësi të tjera ekonomike për të përballuar jetesën në fshat.

Shkruaj nje koment