Aksidenti që i mori jetën bariut 60-vjeçar, arrestohet shqiptari dhe polaku

0
89

Një 47-vjeçar nga Polonia me inicialet D.S., dhe një shqiptar 39-vjeçar me inicialet T.G., përfunduan në prangat e policisë. 

Si pasojë e përplasjes së makinave që drejtonin shtetasit pasditen e sotme humbi jetën një bari 60-vjeçar që ishte me bagëti anës rrugës. 

Në njoftim thuhet: 

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 47 vjeç, banues në Poloni dhe T. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga përplasja e automjeteve që drejtonin këta shtetas, pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ka humbur jetën shtetasi V. G., 60 vjeç, i cili ishte me bagëti, anash rrugës ku ndodhi përplasja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Shkruaj nje koment