Aksidentohet punonjësi i burgut të Peqinit

0
61

Një 57-vjeçar, punonjës në burgun e Peqinit, është arrestuar nga policia në Elbasan.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.S, pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është përfshirë në aksident dhe është plagosur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 57 vjeç, banues në Elbasan (punonjës i IEVP Peqin), pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Rrogozhinë”, në fshatin Karinë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga aksidenti është dëmtuar 57-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policies.

Shkruaj nje koment