Aksidentoi për vdekje dy italianët në Sarandë, arrestohet 17-vjeçari

0
136

Policia ka arrestuar 17-vjeçari Elio Rr.,  i cili përplasi për vdekje dy turistët italianë në orët e para të mëngjesit.

Adoleshenti akuzohet per dy vepra penale: “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në menyrë të parregullt” sipas nenit 291.Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës, u përplas nga një mjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga 17-vjeçari. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Shkruaj nje koment