Aksidentoi për vdekje një person në Sarandë, arrestohet 51-vjeçari

0
105

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Çukë-Fanar.

51-vjeçari Theofan Kaishi,dyshohet si autor i aksidentit ku humbi jetën Mariglen Dauti, 47 vjeç, banor i fshatit Metoq.

Kaishi, njëherësh edhe autor i aksidentit ishte duke udhëtuar me mjetin e tij Hyndai në aksin rrugor Çukë-Fanar kur është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Mariglen Dauti, i cili nga përplasja ka ngelur i vdekur në vend.

Shkruaj nje koment