Aksion policor në Lezhë, zbulohet parcela me 270 bimë kanabisi në Malin e Rrencit

0
58

Policia e Lezhës ka zbuluar një ambient të hapur, pronë publike në malin e Rrencit, ku kultivoheshin rreth 270 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë kësaj faze të planit operacional “Imazhi”, si rezultat i përdorimit të dronit, në një ambient të hapur, pronë publike, në malin e Rrencit, u konstatuan të mbjella rreth 270 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Shkruaj nje koment