Të patolerueshme dhe të pabazuara në ligj i ka konsideruar deputeti Tritan Shehu akvititetet promovuese të grupeve LGBT të organizuara në shkollat e arsimit parauniversitar.
Sipas Shehut Ministria e Arsimit duhet të japë shpjegime mbi këtë precedencë të rrezikshme që shtyn fëmijët drejt devijimit nga prirjet seksuale, shpërbërjes së familjes tradicionale dhe rrezik për të ardhmen e shoqërisë. Shehu thekson se nuk bëhet fjalë për diskrimimin e grupeve LGBT, të cilat janë të mbrojtura nga ligji.
Ai ka vënë theksin në rëndësinë që duhet të ketë koncepti themelor i familjes në edukimin e fëmijëve.
Deputeti Shehu ngre si shqetësim faktin se projektligji për strehimin social prashikon lehtësira përfitimi për anëtarët e grupimit LGBT. Sipas Tritan SHehut kjo do të sillte një rritje speculative të deklarimeve të anëtarëve të këtyre shoqatave e grupimeve me prirje të ndryshme seksuale.
Reagimi i deputetit Shehu:
Zhvillimi ne shkollat e arsimit para universitar me nxenesit aty, i aktiviteteve promovuese nga grupet LGBT, eshte pa dyshim e pa tolerueshme dhe ne mos perputhje me programet e studimit.
Ministria e Aresimit duhet sa me shpejt te jape shpjegime per keto veprime te pabazuara ne ligj dhe te marre masat perkatese bllokuese e ndeshkuese.
Kjo eshte nje precedence e rrezikshme ne te gjitha planet, qe mund te shtyje drejt devijimit nga norma te prirjeve seksuale te ketyre femijeve akoma adoleshente.
Per natyren njerrezore, per mbijetesen e species sone, per edukimin, per shoqerine e jeten vete, thelbesor eshte qendrimi ne menyre stoike te koncepti i Shenjte i Familjes, perberja e saj nga burri, gruaja e me shprese femijet.
Kjo duhet te perbeje kolonen kryesore te edukimit te femijeve, ndryshe i veme ata dhe shoqerine perpara problemeve e rreziqeve te medha.
Goditja e ketij principi bazal te ekzistences se shoqerise njerrezore, nuk ka asgje te perbashket me luften kunder diskriminimit; edhe ndaj grupeve LGBT, gje per te cilen ne kemi nje ligj te mire, i aprovuar edhe me kontributin tim direkt.
Nga ana tjeter ne Projekt Ligjin per Strehimin Social, vendoset qenia ne grupet LGBT si nje kriter per te perfituar keto banesa, duke e justifikuar kete me nje Rezolute te Kuvendit, gje qe nuk eshte aspak e vertete.
Pra me shkoqur, kriter per te perfituar Strehin Social, eshte dhe kjo lloj preference seksuale, qe realisht eshte nje devijim nga norma, gje qe qartesisht ka per qellim rritjet spekullative te deklarimeve si pjestare te atyre shoqatave.
Jam i bindur se Kuvendi i Shqiperise nuk do ta votoje nje artifice te tille, qe mbart ne vet vehte elemente te diskriminimit pozitiv ndaj shoqerise, si dhe hapesira te medha spekullimi.