AKU – 64 operatorëve të biznesit: Plotësoni kushtet për të importuar plehra kimike bujqësore

0
180

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur nga shqetësimet e fermerëve, në lidhje me vendosjen në treg të plehrave të përdorimit për bujqësinë me cilësi të ulët, të paregjistruara nga Komisioni i regjistrimit dhe pa etiketimin në gjuhën shqipe, ka intensifikuar kontrollet për të gjithë operatorët e biznesit, të cilët importojnë plehra kimike të përdorimit në bujqësi, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar si dhe në terren, me qëllim për të identifikuar shkeljet dhe ndëshkuar sipas rastit, në zbatim te legjislacionit në fuqi.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i është drejtuar me shkresë zyrtare të dedikuar 64 operatorëve të biznesit të cilat importojnë plehra të përdorimit në bujqësi, në territorin e Republikës se Shqipërisë, nëpërmjet se cilës u është janë vënë në vëmendje kërkesat rregullatore – si kusht i pakalueshëm i lejimit te importit ose jo të tyre, ndër të cilat veçojmë:

  1. Plehra te cilat nuk kanë emërtimin “EC FERTILIZER”, lejohen të importohen në vendin tonë vetëm nëse janë te regjistruara nga Komisioni i Regjistrimit i cili funksionon ne MBZHR.

2. Te gjitha tipet e plehrave te përdorimit për bujqësinë që lejohen të importohen në vendin tonë  duhet të jenë të pajisura me dokumentacionin shoqërues si çertifikatën e origjinës, çertifikatën e analizës, si dhe etiketën në gjuhën shqipe – e cila duhet të jetë e stampuar në ambalazhin bazë.

3. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje fermerëve që të mos blejnë plehra të përdorimit për bimësinë, të cilat janë të paregjistruara, të pacertifikuara, pa etiketimin në gjuhën shqipe dhe të pajisen në blerje me kupon tatimor – si një element me shumë rëndësi që tregon se ky subjekt i nënshtrohet kontrolleve periodike nga AKU.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here