AKU pezullon 1 fastfood në Gjirokastër, paralajmërim 3 të tjerëve

0
470

 

Bëhet fjalë për një “FastFood në lagjen 18 Shtatori i cili është mjaft i frekuentueshëm nga nxënësit dhe të rinjtë. Në respekt të linjës tonë editoriale, emrin e subjektit nuk e bëjmë të ditur, pasi bëhet fjalë për një masë pezullimi dhe jo mbyllje aktiviteti përfundimtar. Sipas burimeve nga AKU, kjo e fundit ka ushtruar një sërë kontrollesh në Qarkun e Gjirokastrës me objekt kontrollin e FastFoodeve e sidomos pranë shkollave. Nga këto inspektime, është marrë masa pezulluese, si dhe paralajmërim për pezullim për subjekte të tjera në qarkullim. Këto të fundit ndodhen në lagjen 18 Shtatori dhe Pazarin Karakteristik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here