Akuzat nga ish-komandanti i forcës detare, Olta Xhaçka pritet të thirret në SPAK për pronat në bregdet

0
129

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka pritet të merret në pyetje nga SPAK lidhur me çështjen e “privatizimit të pronave të ushtrisë në Sarandë dhe Shëngjin”.

Aktualisht në rolin e ministres së Jashtme, Xhaçka është akuzuar në mars të vitit 2021 sëbashku me zyrtarë të lart të ushtrisë, përfshirë Presidentin Bajram Begaj nga ish-komandanti i forcës detare, Artur Meçollari.

Meçollari dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatorusa, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, u paraqitën në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Ata u thirrën ditën e sotme në cilësinë e ish-funksionarëve ushtarakë për çështjen e pronave në bregdet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here